Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës është zgjedhur zv/president i Forumit Adriatiko-Jonian të Dhomave të Tregtisë.

Isteri do ta mbajë këtë pozicion për një periudhë 2-vjeçare, 2021-2023.

President i Forumit është zgjedhur Joze Tomaš, president i Dhomës së Tregtisë së Spilit, Kroaci. 

Forumi i Dhomave të Tregtisë së Adriatikut dhe Jonit është një shoqatë ndërkombëtare, jofitimprurëse që lidh Dhomat e Tregtisë të vendeve që shtrihen në brigjet e Adriatikut dhe Jonit; Itali, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Slloveni, Greqi dhe Shqipëri.

Qëllimi i shoqatës, së themeluar në 2001, falë vullnetit dhe vizionit të dhomave themeluese të tregtisë, ato të Ankonës dhe Splitit, është të forcojë sinergjitë dhe mundësitë për zhvillimin socio-ekonomik të zonës së Adriatikut dhe Jonit.