DURRËS, 1 nëntor 2014 – “Në shumë vende të botës skanimi është një kompetencë shtetërore dhe nuk ka pse t’i jepet një kompanie të huaj”, deklarata shpresëdhënëse për biznesin është bërë nga drejtorja e përgjithshme e Doganave Elisë Spiropali.
Me sa duket, ashtu siç ka supozuar edhe “Dyrrah”-u, shteti do të marrë përspër skanimin e kontejnerëve, duke lehtësuar biznesin me heqjen e tarfifës prej 39 euro për njësi.
Sipas kryedoganieres së Shqipërisë, kontrata [koncesionare Berisha-Bode-Topalli] me kompaninë amerikane “Rapiscan” nuk ishte e zbatueshme dhe ankesat e biznesit për koston e lartë ishin të mëdha.
“Qeveria ishte në një proces negociatash me të. Kontrata ishte e pazbatueshme” deklaroi znj. Spiropali pas një aksioni antikontrabandë në qytetin e Shkodrës.
Lidhur me të ardhmen e skanimit në dogana drejtorja e përgjithshme tha:
“Dogana nuk është autoriteti vendimmarrës për këtë çështje, por në shumë vende të botës skanimi është kompetencë shtetërore dhe nuk ka pse t’i jepet një kompanie të huaj që rëndon biznesin”
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





