DURRËS, 15 tetor 2014– Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka dënuar fuqishëm dhunën që ndërpreu ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka dënuar dhunën që solli ndërprerjen e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të grupit I të eliminatoreve për Euro 2016.
Zvicerani dërgoi mesazhin e tij për ballafaqimin e tensionuar në Beograd, që përfundoi në minutën e 42-të, pas sulmit të tifozëve serbë në drejtim të futbollistëve shqiptarë.
“Futbolli asnjëherë nuk duhet të përdoret për mesazhe politike. Dënoj fuqishëm atë që ndodhi në Beograd”, shkroi Blatter në profilin e tij në rrjetin social Twitter.





