Kreu i SPAK, Arben Kraja ka hapur konferencën që ka nisur pak më parë për finalizimin e operacionit ndërkombëtar antidrogë, që është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Malin e Zi dhe në Spanjë.
Kraja tha se nga ana e Prokurorisë Speciale SPAK që ai drejton janë ekzekutuar 28 urdhër-arreste, dhe në pranga kanë rënë prokurorë, zyrtarë policie dhe administratorë lokalë.
“Janë ekzekutuara 28 masa sigurimi të dhëna nga Prokuroria Speciale SPAK në Tiranë. Hetimi i gjithanshëm është kryer. Është evidentuar dhe zbuluar plotësisht i gjithë zinxhiri i drogës, kultivimi dhe transportimi i drogës drejt Italisë. Është provuara përfshirja e zyrtarëve publikë në këtë operacion. Prokurorrë, zyrtarë policie, administratorë lokalë, janë sekuestruar disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në vlerë miliona euro. Kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi ngritur akuza dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”. Para një viti ishim në konmferencë në Romë dhe sqaruam fazën e parë të operëacionit. Unë theksova se ne do i shkojmë deri në fund, dhe kushdo që ëhstë i përfshiorë, do përgjigjet, përfshirë dhe zyrtarë publikë. Jemi në situatën ku e kemi mbajtur premtimin dhe do vazhdojmë në të njëjtën rrugë”, tha Kraja.





