Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka deklaruar ditën e sotme se nuk intimidohet aspak nga politika.
Teksa ka raportuar sot në komisionin e Ligjeve, Metani tha nuk ka asnjë ndjesi intimidimi nga politika.
Sipas tij, roli i politikës është që të sjellin shqetësimet e qytetarëve për reformat që kanë ndërmarrë.
“Nuk kam asnjë ndjesi intimidimi nga politika, sepse roli i politikës është që të sjellin shqetësimet e qytetarëve për reformat që kam marrë vet dhe për këtë arsye i kam kërkuar Komisionit të Ligjeve, që marrëdhënia jonë duhet të jetë me permanente, jo të vij 1 herë në vit këtu”, tha kreu i ILD.
Gjithashtu shtoi se ILD nuk duhet të shihet si mjet shantazhi për magjistratët dhe për të ky është thelbi i filozofisë së punës së tyre.