26 nentor 2013- Gjykata e Tiranës rrëzon vendimin e qeverisë për të shkarkuar nga detyra drejtoreshën e INSTAT-it, Ines Nurja. Gjyqtari i Shkallës së Parë, Asim Vokshi, ka pranuar padinë e ish-drejtoreshës dhe tre kërkesat e saj lidhur me vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave.
Gjykata ka pezulluar vendimin e qeverisë për shkakrimin e kreut të INSTAT-it, Ines Nurja dhe emërimin në këtë pozicion të Gjergj Filipit.Gjykata e konstaton te pavlefshëm vendimin te qeverisë dhe kthen në detyrë Ines Nurjen. Pas vendimit të Gjykatë së Shkallës së Parë, Këshilli i Ministrave ka dhjetë ditë kohë për ta apeluar në Gjykatën e Apelit.





