Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Myzyri u paraqit në SPAK për herë të parë më 7 prill, ndërsa pasi doli nga ambientet e SPAK ai nuk bëri asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve.

Myzyri dyshohet se është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë. Në KPP janë marrë në hetim disa procedura dhe po zhvillohet hetim më i gjerë në lidhje me rastin.