11 maj 2015 – Kryekomunari qëllon me pistoletë bashkëfshatarët e tij. Bëhet fjalë për kreun e komunës Gjinaj në Has, Pëllumb Thaçi. Pasditen e sotme, Thaçi u konfliktua me dy persona e në sherr e sipër nxori armën e zjarrit, duke qëlluar në drejtim të tyre. Nga ngjarja nuk pati të lënduar. Policia shoqëroi në komisariat kryekomunarin e PD-së dhe dy bashkëfshatarët, por pas marrjes në pyetje Thaçi u la i lirë. Sipas policisë, sherri ishte për motive të dobëta.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”