Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të miratuar rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe listat e zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Me pesë vota pro, KQZ miratoi rregullat për votën dhe listat e zgjedhësve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, iu adresua partive politike përmes një letre, në të cilën thotë se votimi i emigrantëve duhet të realizohet vetëm me postë ekspres.

Në letrën adresuar partive politike theksohet se të giithë ofruesit e shërbimit postar ndërkufitar bënë me dije se koha që partitë duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria, ne adresat përkatëse të te votuesve jashtë vendit është 45 ditë.

Capture

Sipas rregullores së miratuar, çdo qytetar shqiptar, i cili jeton jashtë dhe kërkon të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) të paktën 68 ditë përpara datës së votimeve.

Sipas KQZ-së, zgjedhësit do të duhet ta shkarkojnë dhe të krijojnë një llogari të tyre, e cila është e aksesueshme dhe pa pagesë.

Sipas Kodit të ri Zgjedhor, vota e personave që jetojnë jashtë, llogaritet në qarkun ku ai/ajo ka jetuar përpara se të largohej nga Shqipëria.