Kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli i cili çdo ditë informon mbi atë çka po ndodh në Itali me koronavirusin, ka shfaqur simptoma temperature këtë mëngjes ndërsa ishte duke u zhvilluar komiteti operativ.

Mësohet se Borrelit i është bërë një tampon i ri për COVID-19 pas atij që iu bë disa ditë më parë dhe rezultoi negativ. Tashmë pritet rezultati i ekzaminimit.

Ndërkohë, konferenca e zakonshme për shtyp në orën 18:00 ku jepen shifrat e 24 orëve të fundit është anuluar.

“Për shkak të kësaj gjendje konferenca e përditshme për shtyp mbi urgjencën e koronavirusit në orën 6 pasdite pezullohet duke filluar nga sot dhe deri në një afat të papërcaktuar. Departamenti do të vazhdojë të garantojë efikasitetin maksimal dhe gjithashtu përmes zyrës së shtypit, të shpërndajë informacionin e disponueshëm për urgjencën aktuale”, thuhet në një njoftim nga Mbrojtja Civile.