Një 42 -vjeçar shqiptar, i konsideruar si kreu i dyshuar i një grupi të strukturuar kriminal, që merrej kryesisht me trafikun e drogës, u arrestua ditën e sotme në aeroportin “San Francesco” të Peruxhias.
Pas më shumë se se 7 muaj hetimesh, që nga tetori 2017 deri në maj 2018, hetuesit e koordinuar nga Prokurori i Perugia, si pjesë e operacionit të quajtur “San Mariano 2017”, shkatërruan një linjë kriminale të trafikimit dhe shitjes të kanabisit.
Bëhet me dije se grupi përbëhej nga gjashtë shqiptarë, të cilët në Italinë qendrore dhe kryesisht në Romë, organizonin trafikun e shpërndarjes së drogës që vinte nga Shqipëria.





