Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka rezulton pozitiv me Covid-19.  

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e PAA-së, ndërkohë që mësohet se pas përgjigjes së tamponit, Duka është karantinuar.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë deri në këto momente, siç raportojnë të njëtjat burime.

Ai ka dhënë edhe një mesazh politik për të gjithë qytetarët, duke e vënë theksin te respektimi i masave anticovid për mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve.