Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale në mbështetje të opozitës dhe protestave në Iran.

Berisha u shpreh se lëvizja kundër regjimit të Ajetollahëve po përparon dhe se, pushteti aktual ndodhet në fazat e fundit.

Kryedemokrati e dënon dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe flet për një bilanc të rëndë viktimash gjatë përballjeve të fundit.

Fjala e Sali Berishës:

Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare.
Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!

Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.
Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.
Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.
Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!
Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!
Vdekje Ajetullahëve!