Kryesia e Partisë Demokratike, u mblodh pak minuata më parë nga Lulzim Basha, për të shkarkuar 11 kryetarë të degëve, të cilët refuzuan frimosjen për Kuvendin e 18 dhjetorit.
Mes 11 kryetarëve të shkarkuar është edhe kreu i PD-së Shijak, Rezeart Tusha, i cili ka qenë i pranishëm edhe në “Foltoren” që ish-kryeministri Berisha zhvilloi në muajin shtator në Durrës si dhe ditën e sotme në Kuvendin Kombëtar.
Ndërsa pak ditë më parë, Tusha bëri me dije se 48 nga 56 delegatët demokratë të Shijakut kanë firmosur për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.