Në një dalje për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nëse e vetëdeklarua në formularin e vetëdeklarimit që ka një mbiemër tjetër.

Ai tha se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë Ilir Rexhep Metaj dhe se nuk ka asnjë arsye të mos jetë krenar për emrin dhe mbiemrin e tij.

Pyetje: A keni vetëdeklaruar në formularin e vetëdeklarimit që keni një mbiemër tjetër?

Meta: Të jeni shumë të qartë; kam qenë dhe do të jem gjithmonë Ilir Rexhep Metaj. Nuk kam asnjë arsye të mos jem krenar për emrin dhe mbiemrin tim. Përkundrazi dhe fëmijët e mi kanë arsye të jenë edhe më krenarë për babanë e tyre.

Të jini të qetë! Shikoni skandalet, si është asgjësuar gara, meritokracia apo konkursi! Shikoni çfarë mafie qeveris këtë vend! Meta ka qenë në çdo moment në anën e duhur të luftës.

Mes të tjerash ai shtoi se: “Duhet të keni parasysh se çdo dokument e çdo firmë e titullarit është e shoqëruar me vulë protokolli, janë 500 verifikime nga ana formale dhe konfirmojmë mënyrën më të qartë apo autenticitetin e shkrimit. Që ju mos të shqetësoheni për këtë çështje, apo ata që e shpikën.”.