Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho firmos strukturën e re.

Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.

Prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.

Departamenti për marrëdhëniet me jashtë drejtohej nga Dorina Bejko që kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet.

Kraja ishte emëruar në këtë detyrë nga pasuesi Altin Dumani, dhe e la postin duke u kthyer prokuror i thjeshtë në SPAK pas konflikteve për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Departamentin e krimit të organizuar e drejtonte deri sot prokurori Adnand Xholi që mbetet prokuror i thjeshtë në këtë sektor. Ai zëvendësohet nga Vladimir Mara i cili është i njohur për drejtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me antimafian italiane.

Si kryeprokuror i posaçëm Braho njihet për karrierën e tij shumë vjeçare të hetimit në nivelet e larta dhe për dosje që kanë bërë bujë duke nisur nga dënimi i ish-prokurorit të përgjithshëm e së fundmi edhe atashimi në grupin hetimor që vendosi nën akuzë zv kryeministren Belinda Balluku.