Pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK, ka ardhur reagimi i parë nga opozita. Deputeti i PArtisë Demokratike, Tritan Shehu përmes një postimi në Facebook, thotë se këto zhvillime nuk e ndryshojnë Shqipërinë.
Sipas tij, është bërë “shumë zhurmë për asgjë”. Shehu thotë se e vetmja mënyrë që mund t’i hapet rruga drejtësisë dhe SPAK-ut për të bërë detyrën, është përmes lëvizjes së gjerë popullore që të rivendosen vlerat demokratike.
Postimi i Tritan Shehut:
“Ndryshimet” ne SPAK nuk e ndryshojne Shqiperine! Shume zhurme per asgje!
Nuk eshte SPAK, qe mund te ndryshoje Shqiperine. Iluzion Don Kishot-esk ky. Shqiperine e ndryshojne vetem permbysjet politike.
Qe mund te hapin rruge edhe per nje drejtesi, prokurori, SPAK, qe te mund te bejne realisht detyrat e tyre, ne nje ambjent demokratik.
Vetem ato nepermjet nje levizje te gjere popullore mund te rivendosin vlerat demokratike, thelbesore per cdo ndryshim pozitiv, edhe te drejtesise keto!
Ndersa autokracite “mbysin” edhe drejtesine, si “mbysin” nje vend e popull te tere duke mbytur se pari lirite, te drejtat e demokracine!
Kjo po ndodh ne Shqiperi sot!
Te jemi realiste!