Prokurori Adnan Xholi ka depozituar kërkesën dhe ka shprehur interesin për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interesin për zëvendësimin e drejtuesit aktual të SPAK, Arben Krajës, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti.