Tiranë, 23 prill 2014 – Raportimi i kreut të SHISH-it dje në Komisionin e Sigurisë ka ngjallur interesin e medieve për të mësuar më shumë rreth asaj çka është thënë në mbledhjen me dyer të mbyllura. Sipas gazetës MAPO, dy kanë qenë çështjet më të rëndësishme rreth të cilave ka folur Visho Ajazi përtej raportimit rreth atyre për të cilat ishte thirrur.
Një deklaratë e fortë, e thënë nga Ajazi në këtë mbledhje, ka qenë ajo që ka të bëjë me përfshirjen e politikanëve të ndryshëm në rrjetet e shërbimeve të huaja. Pyetjes nëse kishte informacion se “a ka politikanë që punojnë për shërbimet e huaja”, Ajazi i është përgjigjur se “ka pasur një politikan, por që nuk është më aktiv, që ka punuar për shërbimet ruse”. Ndërsa për politikanët aktualë, ai është shprehur se “nuk kam informacion”.
Ndërkohë i pyetur nga deputetja demokrate, Mesila Doda nëse Himara caktohet njësi administrative më vete nga Vlora në bazë të ndarjes së re administrative, a ka rrezik që banorët e saj të shfrytëzojnë rastin Krime dhe të kërkojnë pavarësinë Ajazi ka thënë se “nga informacionet tona, ka edhe tendenca për të shfrytëzuar precedentin e Krimesë, nëse ndodh…”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





