Luan Hallulli, kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Italiane Abruzzo mohon të ketë një marrëveshje për pensionet mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.
“Edi Rama sa herë ka zhvilluar vizita në Itali dhe është pritur nga ministra dhe kryeministra në këto 10 vite, ka dhënë të njëjtën deklaratë. Që dy qeveritë janë shumë afër një marrëveshje për pensionet, ndërsa asnjëherë nuk është konkretizuar.
Këtë bëri edhe para dy ditësh, doli e tha atë që ka thënë gjithmonë, jemi shumë afër marrëveshjes, po sa duhet për ta bërë kur ke 10 vjet që thua se do e bësh.
Pse nuk e bën ky zotëria? Sepse nuk ka asnjë diskutim për marrëveshje të tilla”, u shpreh ndër të tjera Luan Hallulli, kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Italiane Abruzzo, në një intervistë dhënë për “Ora News”.