Kryetari i Strukturës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja në një komunikim për mediat foli për çështjen e inceneratorëve.
Ai tha se hetimi është i hapur jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, por për të tre inceneratorët atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.
Gjithashtu ai theksoi se viti 2022 do jetë i vështirë për personat që shkelin ligjet.