Ndërsa numrat e të prekurve me Covid-19 sa vijnë e rriten në vend, Kreu i Task-Forcës dhe njëherësh Inspektor i Përgjithshëm te Republikës, Shkëlqim Hajdari shprehet se mjekët e familjes duhet të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga Covid-19.
Madje Hajdari u bën apel njerëzve që të mos i mbajnë sytë nga spitali, pasi shërimi më i mirë është në shtëpi duke respektuar protokollet e higjienës.
Në këtë mënyrë, thotë ai, sistemi shëndetësor mund të merrte frymë më lirisht.
Statusi në Facebook;
Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë mjekësore të shkëlqyer, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe shërimin e plotë, e pa pasoja nga covid 19.
Thirrja ime publike është:
“Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi”!
Mjekimet tashmë dihen, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi.
Miq, mos mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është në shtëpi, me njerëzit tuaj, duke u mjekuar që në fillim, pa asnjë frikë e panik, duke respektuar protokollet e higjienës.
Shumica e njerëzve do ta kaloj këtë virus, pa asnjë pasojë.





