I vrau të katërt për të marrë trashëgiminë. Hetimet e zhvilluara nga policia franceze kanë arritur në konkluzionin se familja e Pascal Troadec është vrarë nga kunati i kryefamiljarit.
Ngjarja për të cilën akuzohet shtetasi Hubert C. dhe ish-gruaja e tij, njëkohësisht motra e kryefamiljarit të ekzekutuar bashke me gruan dhe dy fëmijët është regjistruar natën e 16-17 shkurtit.
Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, autori i krimit e ka pranuar krimin e tmerrshëm para hetuesve.
Nga kjo ngjarje e rëndë humbën jetën Pascal dhe Brigitte Troadec, të dy 50-vjeçarë, si dhe dy fëmijët e tyre Sebastien, 21 vjeç dhe Charlotte, 18 vjeç.
Të njëjtat burime saktësojnë se vrasja është kryer për të përfituar trashëgiminë, që ka lidhje me disa lingota ari.
Mbetet për t’u sqaruar roli në krim i ish-gruas së autorit të vrasjes së 4-fishtë, Lydie Troadec.