Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lushnjes, ku një 19-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, 11-vjeçare.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet F. H., 19-vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.





