Policia ka ndaluar një 19-vjeçar nga Gjirokastra, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Sipas burimeve nga policia, Xh. Gjini, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen I.P., 14 vjeçe.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.





