TEXAS- Ka çuditur opinionin amerikan historia e Andrew Mendoza, i cili kishte probleme në lidhjen e tij dashurore dhe për këtë ai iu drejtua një kali.

I riu amerikan nga Teksasi, priste telefonatë nga e dashura e tij një mbrëmje.

Por, në mendjen e tij gjërat ishin shumë të komplikuara, kështu vendosi se nëse ajo nuk i telefononte ai do ti drejtohej kalit të komshiut.

E dashura e tij, nuk i telefonoi atë natë Mendozës dhe ai pa humbur kohë kreu marrëdhënie me një kal.

Madje më e çuditshmja, është se pas arrestimit të tij dhe paraqitjes para trupit gjykues, i riu tentoi të bënte fëmijë me kalin, pasi mendonte se mund ta linte shtatzënë.

Ky pretendim i tij befasoi dhe habiti gjithë sallën e gjyqit dhe të pranishmit.

Përfundimisht Andrew Mendoza, u dënua nga trupi gjykues me 4 vjet heqje lirie.