Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë” Arrest në burg” për shtetasin Rinald Rakipaj.

40-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur “ dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Ngjarja është regjistruar në datë 22 mars, kur Rakipaj dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrest ne burg, kërkesë e pranuar nga gjyqtari Bevil Beqiraj i cili ka drejtuar seancën e masës së sigurisë duke caktuar arrest ne burg.

Referuar ngjarjes, 40-vjeçari dyshohet se së bashku me një tjetër shtetas për të cilin ka nisur procedimi penal, kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16 vjeçe të konsumojnë lendë narkotike.