Një nënë e pesë fëmijëve ka humbur jetën kësaj jave në Angli pas një ndërhyrjeje estetike “jo-kirurgjike” në të pasme, e njohur si ‘liquid Brazilian’.

Por zyrtarët vendas thanë se Alice Webb është personi i parë në Britani që vdes nga procedura, teksa shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë publikuar.

Gjithashtu dy mjekë janë vën në pranga me akuza vrasjeje nga pakujdesia.

34-vjecarja vdiq mesnatën e të hënës në spitalin e Gloucestershire pasi u ankua se nuk ndjehej mirë.

Ndërsa bashkëshorti i saj ka reaguar në facebook, duke thënë se fëmijët e tij janë shumë të dobët tani.

“Fëmijët janë shumë të dobët tani! Alice është ndarë nga ne mesnatën e djeshme. Dy njerëz janë arrestuar për vrasje nga pakujdesia”, shkruan bashkëshorti i saj.

Sipas raportimeve procedura e kryer nga viktima ka të bëjë me injektimin e mbushësve dhe “acidit haluronik” në të pasme për të rritur masën e tyre.

Alice punonte si estetiste Crystal Clear në krahinën Gloucestershire. Një fushatë fondesh bamirësie është hapur nga një mike e të ndjerës, e cila e përshkruante si e bukur nga jashtë e nga brenda, me zemrën më të madhe

“Dy njerëz janë arrestuar për vrasjen e dyshuar nga pakujdesia të një gruaje në të 30-at në Gloucester”, tha policia.