Tetë muaj pasi kreu një plagosje në bashkëpunim me babanë e tij, u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim Anton Kaçi 40 vjeç, banues në Mallkuç të Krujës.

Ndalimi i tij u bë i mundur nga ana e specialistëve për Krimet të Krujës në bashkëpunim me efektivët e FNSH-së.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Vendimin nr. 237 dt. 04.10.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale  “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashëpunim parashikuar në nenin 88, 25 të Kodit Penal.

Kaçi, më datë 12.03.2017 në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin Martin Kaçi (i arrestuar), në Mallkuç kanë plagosur me sende të forta shtetasin Gj.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.