Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetase minorene.

“Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë ndalimi i shtetasit F. T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase minorene”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale“Veprime të turpshme”