Policia e Krujës ka proceduar penalisht dy persona.

Sipas uniformave blu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.