Arrestohet një burrë 51-vjeçar në Durrës pasi ka kryer vepra të turpshme në prani të një 30-vjeçareje.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua shtetasi B. Sh., 51 vjeç, banues në Rrashbull.
Dyshohet se ai ka kryer vepra të turpshme në prezencë të një 30-vjeçareje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





