Një urdhër arresti ndërkombëtar është lëshuar nga autoritetet greke për 45-vjeçarin shqiptar, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës ukrainase, Fotini Svitlana dhe të dashurit të saj të ri, Ioannis Zonitsa 42 vjeç. Krimi i tmerrshëm ndodhi në tetor të vitit të shkuar.

Sipas autoriteteve, ai është larguar nga Greqia, prandaj Gjykata e Korintit ka kërkuar që urdhri të shndërrohet në një urdhër arresti ndërkombëtar.

Gjurmët e gishtave të autorit të dyshuar u gjetën në shtëpi, në vendin ku u krye krimi i dyfishtë. Shtetasi shqiptar, natën e vrasjes së dyfishtë, kishte mbërritur në Loutraki me një makinë e marrë prej tij me qira.

Pasi theri 42-vjeçaren ukrainase dhe mikun e saj farmacistin grek,  Zonitsa, banues në Loutraki, ai u mori atyre edhe sendet personale. Me makinën e marrë me qira, ai u kthye në Athinë dhe pasi pastroi automjetin, ia dorëzoi kompanisë  në Moskato.

Më herët, autoritetet greke dyshuan se shqiptari mund të ketë në rrugë tokësore në Shqipëri.