Zyra e prokurorit të qarkut Santa Fe të New Mexicos tha për mediat e huaja se aktori dhe producenti Alec Baldwin është akuzuar penalisht në lidhje me të shtënat fatale të vitit 2021 në xhirimet e filmit “Rust”.
Akuzat kundër Baldwin dhe amatores së kastit të filmit, Hannah Guiterrez Reed, përfshijnë dy akuza për vrasje të pavullnetshme. Avokatët e të dy të pandehurve insistuan më parë se klientët e tyre përkatës janë të pafajshëm.
Prokurorja e qarkut Mary Carmack-Altwies i tha CNN-it se do të akuzonte Baldwin dhe Guiterrez Reed për vrasje të pavullnetshme, duke i akuzuar ata për dështimin në kryerjen e procedurave të sigurisë që mund të kishin parandaluar aksidentin që rezultoi në vdekjen e drejtoreshës së kinematografisë Halyna Hutchins.
Viktima Hutchins u vra nga një plumb i drejtpërdrejtë i shkrepur nga një armë skenike e mbajtur në dorë nga aktori Baldwin, i cili pohon se ai nuk e tërhoqi këmbëzën e armës.