Ministria e Jashtme greke ka reaguar lidhur me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 30 qershorit të kreut të Omonias, Fredi Belerit për Himarën.
“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri për të mos lejuar kandidimit e zotit Beleri është tepër shqetësues. Me sa jemi në dijeni deri më tani ky vendim nuk ka bazë ligjore. Jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ndihmojnë përfaqësuesit e minoritetit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtmë greke.
KQZ ka refuzuar kandidimin e Belerit pasi ai është dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Athinës me 18 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Nga ky dënim, ai nuk ka kryer burg. Ndërsa në vitin 2006, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste. Edhe për këtë vendim nuk ka kryer burg.





