Gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp është kthyer në një prej ngjarjeve në qendër të vëmendjes më të gjithë botën.
Në seancat gjyqësore të fundit foto të rënda janë publikuar, ku duken muret, divani, krevati me gjak, flokët të shkulura në tokë që mendohet të jenë të Heard.
Aktorja tha para trupës gjykuese se një pjesë e vetëbesimit të saj ishte zhdukur nga abuzimi i aktorit Depp.
“Ishte më e lehtë të qëndroje”, shtoi Heard. “Unë nuk doja të qëndroja në dhunë, doja të qëndroja në Johnny e mire, personin që doja.”
Ajo u shpreh se Depp i kishte thënë se do të bëhej sërish esëll pas një zënke në 15 dhjetor të vitit 2015.
“Unë thjesht vendosa ta besoja atë”, tha ajo. “Kjo herë ishte hera e fundit sepse nuk mund të ishte më keq se sa kjo, apo jo?”
Amber Heard i tha trupës së gjyqtarëve se Johnny Depp e kërcënoi se do ta vriste kur ajo ishte në ishullin e tij në Bahamas duke kaluar Krishtlindjet në vitin 2015 me të dhe fëmijët e tij.
“‘Nëse ndonjëherë më vë në siklet para fëmijëve të mi, unë do të të vras”, kujtoi Heard.
“E dija se duhej të largohesha prej tij”, vazhdoi ajo, “dhe në një moment, unë vrapova.”
Herad gjithashtu tregoi detaje të zënkës së 15 dhjetorit të vitit 2015, në të cilën ai sipas saj e kishte goditur në buzë, në sy dhe i kishte shkulur flokët.
“Ky është shtrati që Johnny theu ndërsa po më rrihte”, tha Heard ndërsa shfaqeshin fotot e shtratit në gjykatë.
Johnny Depp dyshohet se e ka rrahur Amber Heard aq keq në dhjetor të 2015-ës, sa ajo kujtoi se do të vdiste.
“Mendova, ‘Kështu do të vdes’,” dëshmoi Heard. “‘Ai do të më vrasë dhe as që do ta ketë kuptuar’.”
“Unë thjesht mund ta dëgjoja veten duke bërtitur derisa nuk mund ta dëgjoja më veten. Unë thjesht mund ta dëgjoja atë të thoshte se do të më vriste “, tha ajo, “ai më urrente mua”.
Amber Heard i tha gjykatës se ajo goditi me grusht në fytyrë Johnny Depp nga frika se ai do ta shtynte motrën e saj Whitney poshtë shkallëve.
Dëshmitarët e Depp dhe vetë aktori dëshmuan për të njëjtin moment disa javë më parë, duke pretenduar se Heard nxiti sulmin dhe Depp nuk bëri asgjë.
Gjykata përfundoi pak pas orës 17:30 pas dëshmisë të Amber Heard dhe seaqnca e radhës do të jetë 16 maj.