Një dhi me fytyrë dhe tipare të ngjashme me njerëzit ka tmerruar banorët e një fshati të tërë në Indi.

Sipas “Fox News” pamjet e gjallesës së çuditshme që u përshkrua si “djall” në rrjetet sociale, u përhapën me shpejtësi në rrjet.

Më pas, dhia “Djall” tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak të strukturës së fytyrës.

Kjo është dhia e dytë që shkakton tmerr te njerëzimi gjatë javëvë të fundit, raporton “Fox Neës”. Në muajin korrik, një tjetër dhi e sapolindur tmerroi njerëzit me fytyrën prej demoni në Argjentinë.