- Shumë e madhe për të qenë një peshkaqen dhe shumë e shpejtë për të qenë një balenë, por çfarë është vallë kjo krijesë misterioze?
17 dhjetor 2014 – Kjo krijesë gjigande është fotografuar nga Google Earth në Zelandën e Re dhe shumë shkencëtarë kanë nisur hamendësimet se çfarë mund të jetë ajo. Krijesa është fotografuar në gjirin Oke, pranë “Bay Islands” në 30 janarin e shkuar. Nga fotografia duket se krijesa misterioze ëshët rreth 12 metra e gjatë dhe ka shpejtësinë e një peshkaqeni, por është e vështirë që të jetë një peshkaqen aq gjigand. Pita Witehira është një banor i zonës i cili ka dalluar gjurmët e lëna nga krjesa. “Nuk e di se çfarë mund të jetë, por ajo lëvizte shumë shpejt dhe ishte shumë e madhe. Valëzimet që linte pas ishin të përmasave të një balene, por shpejtësia me të cilën lëvizte ishte jo e zakonshme për një balenë”, tha Witehira.
Ndërkohë janë ngritur shumë teori, lidhur me atë se çfarë mund të jetë kjo krijesë gjigande dhe shumë përdorues të internetit e kanë emërtuar atë si “Crabzilla”.





