Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke falenderuar të gjithë ata persona që kërkuan të hapej një biblioteka audiodigjitale, një kërkesë e cila tashmë është realizuar.

“Mirmëngjes dhe me kënaqësinë e falenderimin për ata të cilët dhuruan zërin e tyre për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.