Keni probleme me shëndetin dhe mjekët nuk po arrijnë të zbulojnë çfarë nuk shkon konkretisht ? Tashmë ka një zgjidhje, pasi studiuesit kanë krijuar një aparat, që mund të shohë përmes trupit të njeriut i cili ndihmon mjekët të diagnostikojnë sëmundje të ndryshme.
Ky zbulim është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Edinburgh dhe Heriot-Watt dhe nuk funksionon me anë të radiografisë apo rrezeve të shtrenjta X, por është një kamera e thjeshtë që lëshon dritë duke parë cfarë ka brenda trupit.
Pajisja mund të bëjë dritë në rreth 20 cm dhe mund të zbulojë grimca individuale të quajtura fotone. “Pjesa më e preferuar e kësaj pune është puna me mjekë të mëdhenj për të kuptuar një sfidë praktike të kujdesit shëndetësor, pastaj të përshtatej me teknologjitë dhe paratë e investuara që ndihmuan në zgjidhjen e problemeve reale. Shpresoj që ne të vazhdojmë me këtë ritëm që të bëjmë një ndryshim të madh në teknologjinë e kujdesit shëndetësor,” – tha Dr.Michael Tanner.





