Një kompani nga Ohajo, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka prodhuar “ShieldPod”, një lloj mburoje transparente për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga Covid-19.

Mburoja, e cila arrin deri në bel, është transparente në mënyrë që të shihet fytyra ndërsa lejon të keni krahët e lirë.

Fillimisht u krijua për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor nga ekspozimi i mundshëm, por falë një përmirësimi në model tani është disponueshëm për të gjithë për 67 euro.