Në Durrës është krijuar shoqata “Arkeo club Albania”, dega Durrës, me inisiativë nga Arkeo club Italia, e cila ka për qëllim evidentimin, promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore historike dhe arkeologjike.

Ardi Omeri, kryetari i grupimit për krijimin e kësaj shoqate tha se nëpërmjet saj “tregojmë se krijimi i këtij klubi është që të duam qytetin e Durrësit dhe historinë e tij mijëra vjeçare. Të tregojmë që jemi më të fortë se partitë politike e jashtë tyre”.

Organizimi i ceremonisë u bë në amfiteatrin e Durrësit, ku morën pjesë intelektualë të shumtë, nxënës, poetë e shkrimtarë.  Një delegacion i Archeoclub Italia dhe përfaqësues të ambasadës italiane dhe institutit italian të kulturës për një bashkëpunim afatgjatë në evidentimin dhe promovimin e vlerave të kulturës sonë kombëtare ishin të pranishëm në këtë aktivitet.   

K.H.