18 shtator 2015 – Një shkencëtar australian ka ndërtuar një pajisje që e rikthen vezën e zier në gjendjen e mëparshme.
Kolin Raston, profesor i kimisë në Universitetin Flinders në Adelaide, është nderuar me çmimin “Ig Nobel”, version parodik i çmimit prestigjioz i cili nderon zbulimet që i bëjnë njerëzit të qeshin e mandej të mendojnë.
Parimi i funksionimit të pajisjes është i thjeshtë, ajo i rikthen në gjendjen natyrale proteinat që ndodhen në të bardhën e vezës.
Ky zbulim mund të përdoret në uljen e kostove në industrinë farmaceutike si dhe të sjellë risi në mënyrën si jepen ilaçet gjatë kimioterapisë për kurimin e kancerit.
/portali DurresLajm/