Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a ka ndryshuar emrin, pas Vendimit të Këshillit të Mnistrave dhe firmosjes së marrëveshjes përkatëse nga bashkitë që janë pjesë e shoqërisë së re.
Emërtimi i ri i shoqërisë është “Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a” dhe në këtë shoqëri bëjnë pjesë bashkitë: Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak dhe Krujë.

Krijimi i shoqërisë së re rajonale është bërë zyrtarisht më 31 gusht 2022 duke u regjistruar në QKR me emrin e ri dhe niptin përkatës. Shoqëria Rajonale U.K Durrës sh.a do të kryejë veprimtariën e furnizimit me ujë dhe largimin, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura në zonat e shërbimit që mbulojnë territorin administrativ të bashkive të mësipërme.
Më 1 janar të vitit të ardhshëm pritet të fillojë edhe aktiviteti financiar i Shoqërisë Rajonale UK Durrës sh.a, ndërkohë që në këtë datë do të dalë edhe fatura me logon e re dhe tarifat përkatëse të ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotura.
Shqërisë së re i shtohen shoqëritë Ujësjellës Kanalizime Kavajë, Rrogozhinë dhe Krujë.





