Inaugurohet itinerari më i ri kulturor në qytetin e Durrësit, shtegu i dyerve të vjetra.
Pika e takimit, pasditen e së premtes ishte përballë Kullës Veneciane për të lëvizur më pas në drejtim të shtëpive të vjetra të qytetit, dyert e të cilave janë punuar nga artizanet, që ju bashkuan këtij projekti të financuar nga BE, në kuadër të programit EU4Culture.
Qëllimi i kësaj shëtitjeje tematike ishte të promovonte shtegun kulturor të sapokrijuar, duke ofruar gjithashtu një rrugë të qëndrueshme dhe tërheqëse për komunitetin durrsak, bizneset, praktikuesit e kulturës, guidat e pavarura dhe turistët.
Shtegu kulturor përbëhet nga 12 dyert të vjetra të shtëpive durrsake, që i përkasin shekujve XIX – XX.
Gjatë turit kulturor të pranishme ishin dhe gratë artizanale, të cilat kanë realizuar këto dyer të vjetra me duart e tyre, por edhe pronarët e shtëpive, që rrëfyen për të pranishmit historitë e dhjetëra viteve më parë, kur banesat nisën të ndërtoheshin në lagjen Kala.
Çdo derë e punuar në mënyrë artizanale do të shoqërohet nga tabela informative, duke ofruar një kuptim më të thellë të rëndësisë së tyre historike dhe kulturore.