Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka takuar ditën e sotme studenten e Univeristetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Xhulia Kurtin, e cila u shpall e dyta në botë me projektin e saj “Internet pa WI-Fi”, në konkursin për shpikjet e reja kompjuterike për vitin 2021, ku

Përmes një postimi në “Facebook”, Sako shkruan se Durrësi krenohet me të rinjtë ekselentë që nderojnë emrin e qytetit dhe vendit në arenën ndërkombëtare.

Kryebashkiakja e vlerëson maksimalisht për risinë që ka sjellë në teknologji.

Postimi i plotë i Sakos:

Kënaqësi e veçantë takimi me studenten e talentuar durrsake Xhulia Kurti e cila u rendit e dyta në botë në konkursin botëror të shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021 “IAA mobilitython” dhe ku në fazën finale ishin përzgjedhur 26 pjesëmarrësit më të mirë nga e gjithë bota.

Durrësi krenohet me këta të rinj ekselentë që ngrenë lart emrin e qytetit në arenën botërore. Të përdorësh internetin pa Wifi është shpikja më e re në teknologji e kesaj studenteje durrsake. Vlerësim maksimal për këtë shkencëtare të re që nderon qytetin por edhe të gjithë vendin tonë ndërkombëtarisht.

Faleminderit dhe suksese Xhulia!