22shtator 2015 – Policia ka shoqëruar sot në komisariat Gentian Gjonaj, i cili është i njohur për videon në “YouTube”, me titullin “E Drama”, ku ironizon nismat e kryeministrit Rama.

Gjonaj ishte pjesëmarrës në protestën e djeshme kundër restaurimit të bunkerit. Sipas “Panoramës”, Gjonaj u shoqërua për t’i marrë një deklarim pasi kundërshtoi forcat e rendit. Ai u la i lirë më vonë, por menjëherë reagoi ish-kryeministri Berisha. Sipas tij, autori i këngës “E Drama” u shoqërua si hakmarrje e kryeministri Edi Rama.

“Edvin Kristaq Rama, në një akt hakmarrjeje primitive personale arrestoi në mes të bulevardit me “çunat e krimit” Gentjan Gjonajn, këngëtarin dhe autorin e këngës “E Drama” që është bërë një hit i vërtetë në mbarë tokën shqiptare”, shkruan Berisha.

/portali DurresLajm/