Ndalohet nga policia punonjësi i Ujësjellësit të Tiranës, Gentian Gjonaj. Ai njihet si autori i këngës kundër Ramës, me titull “E-Drama”, publikuar disa javë më parë.
Ndalimi i tij u bë pasi ishte i shpallur në kërkim për dëmtim të pronës publike në protestën e 8 dhjetorit. Nga ambientet e policisë ai i dedikoi në Facebook kryeministrit pak rreshta, njëkohësisht duke treguar se ku ndodhej…
“E Drama jam te dyshi, t’fala kush të pysi”.





