Heidi Baçi ishte një ndër konkurrentet që bëri bujë me pjesëmarrjen e saj në “Grande Fratello”, për shkak të historisë së dashurisë me konkurrentin Massimiliano Varrese.
Pas takimit me babain e saj brenda shtëpisë, i cili nuk ishte dakord për lidhjen e Heidit me aktorin 20 vite më të madh, ajo braktisi në mes garën për çmimin e madh.
Gjatë një bisede me banorët e Big Brother Vip, Heidi ka treguar se pas daljes nga “Big Brother Italia”, ka përjetuar gjendje ankthi, për shkak të famës së madhe që mori në këtë reality show.
Por konkurrentja u shpreh se tani është në rregull dhe nuk e vuan më këtë pjesë sepse është mësuar me famën.
“Kur hy aty ti nuk e di se çfarë do të ndodhi. Je ti me ata 20 vetë dhe je në rregull. Kur dola mua më shkaktoi ankth. Mua mu bë e kundërta. Dhe prisja që të kalonin ditët që të harrohej dhe të isha prapë e qetë.
Tani është ok, sa të mësohesh pastaj e shfrytëzon. Momenti i parë për mua ka qenë i keq. Ideja që të dalësh në rrugë dhe të njohin mua ma hiqte trurin. Mua më pëlqen kallaballëku por që jam shumë e rezervuar si njeri”, tha moderatorja.