Pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar për ekzekutim 10 masa sigurie, nga të cilat 7 arrestime dhe 3 masa sigurie më të buta ndaj disa administratorëve dhe punonjës firmash që akuzohen se plotësonin fatura fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale. Aktualisht, 5 persona kanë përfunduar pas hekurave, 3 jane lene me masën detyrim paraqitje dhe 2 persona te tjere jane shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Sot nga ana e Seksionit për hetimin e krimit Ekonomiko- Financiar në DPV Durrës në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Tatimore Tiranë, Departamentin e Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është bërë finalizimi i operacionit policor “SKEMA” për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar në bashkëpunim” për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës e cila ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit:

1. Regan Merdani, 30 vjeç, lindur e banues në Durrës.
2. Enis Xhaferi, 37 vjeç, banues në Vlorë.
3. Roland Avdo, 39 vjeç, banues në Tiranë.
4. Benn Caka, 48 vjeç, banues në Tiranë.
5. Ali Agolli, 45 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.

Si dhe masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për shtetasit:
1- Roberto Buongiorno, 56 vjeç, lindur në Itali e banues në Tiranë.
2- Besim Karreçi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
3- Helbert Alemi, 45 vjeç, lindur e banues në Vlorë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet T.A., 47 vjeç, lindur në Kruje e banues në Kamëz dhe shtetasi A. Xh., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Nga hetimet financiare të kryera gjatë hetimit proktiv penal është bërë i mundur identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtme:
– Një shoqëri e quajtur “Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 euro, në emër të shtetasit A.A.,
– Një hidrocentral me një sipërfaqe 700 m² ne Dhërmi, në emër të shtetasit A.Xh.,
– Një apartament me sipërfaqe 215 m², në emër të shtetasit Enis Xhaferi.